Trump para pengesës më të madhe deri më tani, Amerika po përgatitet për grevë të përgjithshme

Bota February 17, 2017 - 23:32

Inaugurimi i presidentit amerikan Donald Trump, u shoqëruar me protesta nga miliona të pakënaqur me politikën e tij.

Tani për tani gjendja në SHBA është e qetë, por protestat nuk kanë përfunduar, shkruan Reuters.

Protesta e re masive, sipas medias, në fjalë është planifikuar të mbahet me 8 mars, transmeton lajmi.net.

Në vend të Ditës së Gruas, organizatorët e marshit “Gratë marshojnë” janë duke bërë thirrje që për 8 mars të jetë një ditë pa gra, edhe pse ende nuk dihet saktësisht se në çfarë forme do të organizohet fushata e protestës, por në rrjetet sociale ka filluar tashmë një organizim.

Në ditët në vazhdim vet gratë do të bëjnë të ditura detajet e siç e kanë quajtur ato grevës mw tw madhe masive qw wshtw bwrw ndonjwherw në SHBA.

“Marshi i grave” është organizuar për herë të parë në ditën e përurimit të Donald Trump më 20 janar në Uashington.

Më pas, marshimi kishte përfshirë edhe qytetet të tjera në gjithë Shtetet e Bashkuar dhe Evropë, ku morën pjesë aktivistet e të drejtave të grave, por edhe ata që nuk e mbështesin atë.

Ato mbanin pankarta me slogane kundër racizmit, diskriminimit, shovinizmit dhe maçonizmit.

Sipas vlerësimeve të organizatorëve, në rrugët e Uashingtonit ishin përafërsisht gjysmë milioni njerëz, në mesin e tyre kishte edhe yje të Hollivudit.