Reuters për tmerrin e refugjatëve në Beograd: Të miturit e uritur e të keqtrajtuar, detyrohen të bëjnë edhe prostitucion!

Bota February 17, 2017 - 20:40

Shumë djem të cilët nuk i kanë as nga 10 vjet, detyrohen të merren me prostitucion në rrugët e Beogradit, por kjo është vetëm një pjesë e përvojës së horrorit me trafikantët e emigrantëve, shkruan Reuters.

Të mbështjellë me batanije ngjyrë hiri, këta djem, disa prej të cilëve nuk i kanë as nga 10 vjet, i ngrohin duart në zjarrin e ndezur në një magazinë të madhe të braktisur në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor në Beograd, transmeton Telegrafi.

Të uritur, varfër dhe të ngrirë ngas të ftohtit, këta djem shpesh vizitohen nga burrat serbë të cilët i paguajnë për seks, duke e ditur se shumica prej tyre janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm dhe vetëm që të mbijetojnë.

“Ata vijnë këtu dhe i zgjedhin ata që janë më budallenj”, thotë Navid 16-vjeç nga Afganistani, duke mos dashur të tregojë emrin e vërtetë.

“Ata i pyesin se për sa para kanë nevojë. I paguajnë dhe largohen, por u bëjnë edhe gjëra të këqija”, ka shtuar ky adoleshent, duke pranuar se disa burra paguajnë deri në dy mijë euro që të kryejnë marrëdhënie seksuale me djem të rinj.

Në anën tjetër, Ali miku i Navidit nga Afganistani, thotë se për këtë nuk i fajëson ata djem

“Ata këtu e kalojnë natën të uritur. Është shumë ftohtë, nuk kanë asgjë, janë pa para dhe detyrohen të bëjnë gjëra të tillë për të mbijetuar”, ka shtuar 16-vjeçari derisa pranë tij qëndronte përkthyesi.


Qindra fëmijë emigrantë nga viti i kaluar kanë mbërritur në Serbi, duke udhëtuar me muaj të tërë duke ikur nga luftërat dhe varfëria në Afganistan, Pakistan, Irak dhe Siri.