Le Pen: Euro nuk është monedhë

Bota February 17, 2017 - 16:03

Kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen, si duket nuk është fanse e monedhës euro.

“Euro nuk është monedhë. Kjo është një armë politike për të detyruar vendet për të zbatuar politikat e vendosura nga BE dhe për të mbajtur ato në zinxhir”.

Le Pen e cila udhëheq të djathtën ekstreme në Francë, ka thënë se nëse ajo bëhet Presidente, ka thënë se do i mbledh liderët evropian dhe zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane që të fillojnë punën që ta zëvendësojnë euron me monedhat kombëtare./klankosova.tv