Grushte e shqelma në Parlamentin e Malit të Zi (Video)

Bota February 16, 2017 - 08:42

Deputetët pro serbë në Parlamentin e Malit të Zi kanë hyrë në ambientet e ndërtesës parlamentare duke u përleshur fizikisht me kolegët e tyre.

Mediat malazeze kanë transmetuar pamjet e situatës së pazakontë.

Reagimi vjen ndërkohë që u është hequr imuniteti dy deputetëve pro serbë, të akuzuar se janë të përfshirë në një puç shteti të dështuar në tetor të vitit të shkuar që synonte rrëzimin e qeverisë nga pushteti.