Trump zotohet se do e mbështesë NATO-n

Bota February 07, 2017 - 12:36

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka thënë të hënën se do ta mbështesë Aleancën Veriatlantike – NATO-n, mirëpo sërish e ka ritheksuar se shtetet anëtare duhet të kontribuojnë më shumë në buxhetin për aleancën.

Trump gjatë kampanjës së tij presidenciale kishte thënë se NATO nuk është e përgatitur që të konfrontohet me kërcënimet që shfaqen në ditët moderne.

Ndërsa të hënën ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë që ta përkrahë NATO-n.

“Ne fuqishëm e përkrahim NATO-n. Vetëm kërkojmë që shtete anëtare të participojnë siç duhet në aleancë, gjë që shumica prej tyre nuk e kanë bërë”, ka thënë Trump, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.