Kjo është agjenda e ceremonisë së inaugurimit të Donald Trump

Bota January 19, 2017 - 20:22

Ceremonia e inaugurimit të Trumpi do të nis sot në orën 4 pasdite sipas kohës lokale në Amerikë, që në Kosovë i bie 6 orë më vonë

Trump pritet të mbajë një fjalim pranë memorialit të presidentit Lincoln.

Aty do të mbahen edhe disa shfaqje muzikore nga këngëtari i muzikës country Toby Keith dhe Lee Greenwood si dhe banda e muzikës rock “3 Doors Down”.

Nesër, e premte, Ceremonia e Betimit do të nis në ora 11:30 sipas kohës në Washington, (5:30 në Kosovë).

Fillimisht do të betohet nënpresidenti i zgjedhur Mike Pence dhe në mesditë Donald Trump do të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net

Betimi i tij do të drejtohet nga kryetari i gjykatës së lartë John Roberts.

Zoti Trump ka njoftuar se do të përdorë Biblën e familjes së tij dhe atë të presidentit Lincoln, të cilën presidenti Obama e përdori në të dy inagurimet e tij. Pas betimit presidenti i ri mban një fjalim.

Në mbrëmje do të mbahet një ballo e inaugurimit, ndërsa të shtunën do të mbahen lutjet e mëngjesit.

Kjo shënon edhe fundin e ceremonisë.