Gjykata evropiane e gjobit Rusinë

Bota January 17, 2017 - 14:33

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut përmes një vendimi të përkohshëm e ka urdhëruar Rusinë që t’ua paguajë dëmet dhe shpenzimet ligjore amerikanëve të cilët nuk ishin lejuar t’i birësonin fëmijët rusë.

Rusia ka kohë tre muaj që të ankohen ndaj këtij vendimi, transmeton Express.

Paneli prej shtatë gjykatësve, përfshirë dhe një rus, vendosi njëzëshëm që aplikimi i ligjit rus të vitit 2013 i cili ua ndaloi amerikanëve birësimin e fëmijëve rusë, ishte diskriminues.

Gjykata ka vendosur se Rusia duhet t’ua paguajë nga 3.000 euro secilit çift të dëmtuar, plus 565 euro për shpenzime ligjore./Express/