Ja ku është varrosur vrasësi i Ambasadorit të Rusisë në Turqi (Foto)

Bota January 17, 2017 - 13:10

Mevlut Mert Altintas, vrasësi i Ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, është varrosur në një varr pa emër në Ankara me 13 janar, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Turisë “Anadolu”.

Familja e zyrtarit policor 22-vjeçarit nuk kishte aplikuar për ta marrë trupin e tij brenda afatit ligjor, duke i bërë autoritetet turke të Institutit të Mjekësisë Ligjore që përfundimisht t’ia dorëzonin trupin e tij ekipeve të komunës së Ankarasë, javën e kaluar, transmeton Express.

Komuna më pas e ka varrosur Altintasin në varrezën e paemër më 13 janar.

Altintas u vra me armë zjarri më 19 dhjetor 2016, pas një shkëmbimi zjarri me personelin e sigurisë pasi që kishte vrarë Karlovin, i cili në ato momente po mbante një fjalim në Galeri të Arteve në rrethinën qendrore Cankaya./Express/    

Image