'Ndahet në gjysmë' nga një tren që ecën mbi të, pastaj mrekullisht ngrihet dhe largohet nga aty (Video)

Bota January 14, 2017 - 09:00

Në një video të publikuar në internet shihet një njeri i cili edhe pse duket i shtrirë mbi një hekurudhë dhe mbi të cilin ecë treni, zgjohet nga aty dhe largohet, i palënduar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kamerave të sigurisë të bëra në një stacion treni në Phetchaburi të Tajlandës tregojnë një burrë i cili kërcen mbi shinat e trenit, disa sekonda para se treni të vinte aty.

Në një pamje të tillë, në fillim të videos të gjithë do të mendonit se ai ishte këputur në mes, por jo, ai zgjohet dhe largohet nga aty.

Sipas medieve lokale, mjekët kanë ardhur në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur ta gjejnë burrin.

Ai thuhet se më vonë u gjet nga policia në një rrugë aty afër, dhe është identifikuar si Wirachai Nisairam, një 23-vjeçar i papunë nga Buriram, Tajlandë.

Banorët lokalë thonë se e kanë parë të endej për rreth zonës në ditët e fundit. /Telegrafi/