Trump e krahason CIA-n me shërbimet e Hitlerit (Video)

Bota January 11, 2017 - 17:48

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka dënuar pretendimet e shërbimeve inteligjente për siç thotë ai, përhapjen e lajmeve të rrejshme se Rusia e ndihmoi gjatë fushatës.

Trump ka reaguar fuqishëm ndaj pretendimeve se Rusia ka ndikuar në fitoren e tij, duke thënë se “Moska asnjëherë nuk ka tentuar të më përdor mua”, raporton BBC, transmeton lajmi.net

Ai ka dënuar pretendimet e CIA-s dhe i ka krahasuar ato me shërbimet e Hitlerit, duke pyetur: A jemi duke jetuar në Gjermaninë Naziste?

Ndikimi është mohuar edhe nga Moska zyrtare.