Evropa përballë ‘luftës së akullt’: Rritet numri i viktimave nga moti i ftohët (Foto)

Bota January 09, 2017 - 18:45

Më shumë se 20 njerëz tashmë janë konfirmuar se kanë vdekur si pasojë e temperaturave të akullta që po mbretërojnë në kontinentin e Evropës, shkruan BBC.

10 njerëz kanë vdekur nga të ftohtit në Poloni të dielën.

Vdekje të ngjashme janë raportuat edhe në Itali, Republikën Çeke, Rusi dhe Ukrainë, transmeton lajmi.net.

Po ashtu dhjetëra fluturime janë anuluar. Në Turqi, është mbyllur ura e Bosforit për anije. E madje edhe ishujt e Greqisë janë mbuluar nga bora.

Gjithashtu, edhe në Serbi është pezulluar transportin nëpër Danub.

Drejtuesi i organizatës për Medicinë, Sans Frontieres tha, se është “shumë e shqetësuar në lidhje më mijëra njerëz në nevojë në gjithë kontinentin të cilët janë në rrezik nga moti i ftohët.”

Sipas tij, “shqetësim i veçantë janë 2 mijë njerëz që jetojnë në vendbanime të improvizuara në Beograd dhe tani temperaturat atje janë -20 gradë celsius. Ai thotë se shumica e tyre janë të rinj nga Afganistani, Pakistani, Iraku dhe Siria.

Në Rusi, temperaturat në disa rajone kanë mbërritur deri në – 40C.

Hic më mirë nuk është as në Greqi ku temperaturat janë dëshmuar deri në -15 gradë celsius, atje është raportuar se një afgan ka vdekur nga të ftohtit gjatë javës de kaluar.

Edhe në Itali moti është fajësuar për shtatë viktima.

Image

Aeroportet në Sicili, Bari dhe Brindizi janë mbyllur gjatë fundjavës. Roma gjithashtu përjetoi temperatura të ngrira.

Në Rusi, Moska më 7 janar ka përjetuar Krishtlindjet ortodokse më të ftohta në 120 vjet e fundit. Dhjetëra fluturime janë anuluar ose janë vonuar në këtë kryeqytet.

Temperaturat e akullta, bërë që disa shkolla të rajoneve të vogla (përfshirë edhe Kosovës), të mbyllen, por zyrtarët thonë se temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të normalizohen dhe gjithçka do të kthehet në normalitet.

Image

Praga kishte natën e saj më të ftohët në këtë dimër, zyrtarët çekë thonë se, gjashtë persona kanë vdekur, shumica e tyre të pastrehë.

10 vdekje janë konfirmuar edhe në Poloni gjatë ditës së diel, zyrtarët thonë se numri i të vdekurve në vend nga moti i ftohët është rritur që nga 1 nëntori.

Image

Qytetet Varshavë dhe Krakov gjatë hënës janë përballur me smog kjo erdhi si pasojë e motit të ftohët. 

Image

Image

Image

Image