Obama – Trump-it: Presidenca nuk është biznes familjar

Bota January 09, 2017 - 12:06

Presidenti amerikan Barack Obama, ka thënë se ai e ka këshilluar pasardhësin e tij Donald Trump për të bërë të pamundurën për ta drejtuar në mënyrë të duhur Shtëpinë e Bardhë e jo për ta trajtuar si një biznes familjar.

Në një intervistë për ABC News, Obama ka thënë se ‘’Trump duhet të respektojë institucionet amerikane’’, njofton Klan Kosova.

‘’Pasi ju të jeni betuar, ju jeni në krye të organizatës më të madhe në Tokë’’ iu drejtua Obama, pasardhësit të tij Trump.

Sipas Obamas ka njerëz në kryeqytete botërore të cilët i pranojnë me seriozitet ato që Trump shpesh i thotë, përcjellë Klan Kosova.