Dy shpërthime të fuqishme në Stamboll, 20 të plagosur

Bota December 10, 2016 - 21:47

Dy shpërthime të fuqishëm kanë ndodhur në Stamboll ku si pasojë 20 persona kanë mbetur të plagosur. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, i cili tha se “shpresojmë mos ketë viktima”

Media vendase shkruajnë se shpërthimet kanë ndodhur pranë stadiumit të Beshiktashit, pas përfundimi të ndeshjes Beshiktash-Bursaspor.

Shpërthimi ka ndodhur rreth prës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë, e cila mendohet se ka pasur objekt sulmi një autobus të forcave të rendit, transmeton nanali privat NTV.

Mediat gjithashtu thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh ambulancash dhe forca të shumta policie.

Image
Image
Image
Image