Dy shpërthime të fuqishme godasin Stambollin (Video)

Bota December 10, 2016 - 21:28

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në sheshin Taksim në Stamboll, duke lënë të plagusur të paktën 20 persona.

Shpërthimet, që u pasuan me të shtëna me armë, kanë ndodhur jashtë stadiumit të Beshiktashit.

Njëri nga shpërthimet ka pasur për cak një autobus që po barte pjesëtarë të policisë speciale, thonë raportet e para, transmeton Express.

Sipas disa videove që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, shihet se si një veturë është djegur ndërkaq, të shtëna me armë dëgjohen jashtë stadiumit.

Turqia ka qenë cak i sulmeve të militantëve. Në qytetet më të mëdha në Turqi, dhjetëra njerëz kanë vdekur nga sulmet e militantëve.