Donald Trump nuk e do rrogën e Presidentit (Video)

Bota November 12, 2016 - 08:55

Presidenti i sapo zgjedhur republikan i SHBA’së, Donald Trump ka thënë se nuk do ta pranojë pagën e presidentit të SHBA’së

Menjëherë pas kësaj, u tha se Trump nuk e pranon pagën pasi ka të ardhura të mira, shkruan CBS News, transmeton Gazeta Express.

Kujtojmë se gjatë fushatës së tij, gjegjësisht më 17 shtator të vitit 2015, Trump ka thënë se “nëse zgjidhem President, nuk do e pranoj asnjë pagë të presidentit. Nuk çon peshë te unë kjo aspak”, ka thënë Trump.

Megjithatë, paga e Presidentit të SHBA’së është 400 mijë dollarë