Mijëra anti-Trump pushtojnë Amerikën (Video)

Bota November 10, 2016 - 14:39

Mijëra protestues anti-Trump tashmë kanë dalë në rrugët e vendeve më të mëdha në SHBA.

Mijëra amerikanë dolën në rrugë në shenjë proteste kundër zgjedhjes së Donald Trumpit si president i SHBA’ve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Brohoritjet si “Trump nuk është presidenti im” kanë pushtuar rrugët e vendeve më të mëdha në SHBA si Los Angeles, New York, Washington dhe Filadelfia.

Protestat filluan natën e përfundimit të zgjedhjeve dhe po vazhdojnë ende.