Obama kërkon të mos përkrahet Trumpi

Bota October 12, 2016 - 09:10

Presidenti amerikan Barack Obama, u ka bërë thirrje republikanëve që ta tërheqin mbështetjen për kandidatin e tyre për president, Donald Trump, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në një tubim në mbështetje të kandidates demokrate Hillary Clinton, Obama ka thënë se nuk ka kuptim t’i kundërshtosh deklaratat e Trump’it, përderisa e mbështesin atë për Shtëpinë e Bardhë.

Shumë zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, e kanë distancuar veten nga deklaratat e Trump ku ai ofendon gratë.

Ai i ka akuzuar ato për jo-besnikëri.