Pamje brutale: Policia amerikane rreh keq një qytetar (Video+18)

Bota September 27, 2016 - 18:35
Momenti shokues kur polici kapet nga kamerat e sigurisë duke përdorur “forcë të tepruar”, në momentin që godet një burrë i cili ishte i ulur në stacionin e metrosë ka zgjuar reagime të ashpra.

Polici Jairus Warren ka dhënë dorëheqje nga pozita që e ushtronte, pasi kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur godet një burrë të ulur që po priste metronë, transmeton Telegrafi.

Komandantja e policisë Vera Bumpers, ka deklaruar para medieve se një ekip i ekspertëve ka konstatuar se polici Warren kishte përdorur forcë të tepruar.

Në videon e publikuar në internet, polici Warren dhe kolegu i tij D. Reynoso, shihen duke iu afruar burrit Darrel Giles i cili ishte ulur në stacionin e metrosë në Houston të Teksasit.