Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Itali

Bota August 24, 2016 - 20:00

Ka shkuar në 120 numri i të vdekurve pas tërmetit që goditi sot Italinë.

Kështu ka konfirmuar kryeministri i vendit Matteo Renzi.

Tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qendrore.

LEXO EDHE: Një shqiptar i vdekur nga tërmeti në Itali, zbulohet identiteti i tij

I pari dhe më i forti me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.

Komunat më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.