Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga sulmet në Kabul

Bota August 24, 2016 - 18:49

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur nga shpërthimet që ndodhën në ndërtesën e Universitetit Amerikan në Kabul.

ABC raporton se qindra studentë dhe profesorë, ndër ta besohet se ka edhe të huaj, janë bllokuar brenda ndërtesës së Universitetit Amerikan në Kabul për shkak të shpërthimeve dhe të shtënave, transmeton Gazeta Express.

Shpërthime dhe të shtëna me armë ne Universitetin Amerikan në Kabul kanë ndodhur rreth orës 19:00 (sipas orës lokale).