Tërmet i fortë në Italinë qendrore, 6 të vdekur, dhjetra të bllokuar në rrënoja (Foto)

Bota August 24, 2016 - 08:30

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur Italinë Qëndrore, duke lënë së paku 6 persona të vdekur dhe disa të tjerë të bllokuar nën rrënoja, thanë zyrtarët për BBC, transmeton Syri.net.

Tërmeti ra në orën 3:36 min. 76 km në liglindje të qytetit të Peruxhias, në një thellësi shumë të cekët, 10 km, tha ISGS.

Kryebashkiaku i qytetit tha për radion italiane se “gjysma e qytetit është shkatërruar.”

Në Romë, disa ndërtesa janë shkundur nga lëkundjet për 20 sekonda, sipas gazetës La Republicca.

Një familje prej katër anëtarësh ishte gjetur në rrënojat e qytetit Accumoli, sipas kryebashkiakut Stefano Petrucci në RAI TV.

Image
Image
Image