Shtëpia e Gulenit do shndërrohet në tualet publik

Bota July 27, 2016 - 23:22

Shtëpia e lindjes e klerikut turk Fetullah Gylen që jeton në SHBA dhe që autoritetet turke e akuzojnë se qëndron prapa grusht shtetit në Turqi do të shndërrohet në tualet publik, shkruajnë mediet turke.

Gulen ka lindur në Korucuk , por tani jeton në mërgim në Pensilvani . Ai u lind në një shtëpi njëkatëshe në këtë vend në provincën qendrore të Erzurum, raporton The Indepedent.

Duke cituar mediet turke, “The Independent” transmeton se kjo shtëpi me kërkesë të banorëve do të bëhet tualet publik.

LEXO EDHE: Evakuohen një qendër tregtare në Gjermani, frikë për sulm terrorist

Nga tentim grusht shteti me qindra libra që ka shkruar Gylen siç bëjnë të ditur mediet në Turqi janë hedhur në rrugë dhe lumenj.