Trump kërkon ndihmën e Rusisë kundër Hillary Clinton

Bota July 27, 2016 - 21:24

Donald Trump ka inkurajuar pa u ndalur fuqitë ndërkombëtare që të hakojnë e-mail të kundërshtares së tij për president Hillary Clinton, shkruan BBC.

Hillary Clinton nuk ka dorëzuar rreth 30,000 e-mail, gjatë një hetimi tek e-mail i saj privat, me arsyetimin që përmbajnë detaje personale.

E së fundi Trump i ka bërë thirrje Rusisë që të hakoj Clinton, transmeton Klan Kosova.

“Rusi nëse jeni duke dëgjuar, shpresoj që t’i gjeni 30,000 e-mail të humbura. Besoj që do të shpërbleheni nga mediat tona”, ka deklaruar Trump.