Papa Françesku: Sulmet janë dëshmi se bota është në luftë

Bota July 27, 2016 - 18:59

Papa Françesku ka thënë sot se një valë e sulmeve të fundit, përfshirë dhe vrasja e një prifti në Francë, është dëshmi se bota është në luftë.

Duke folur para gazetarëve në bordin e një aeroplani me të cilin po udhëtonte për në Poloni, Papa tha se nuk bëhet fjalë për luftë fetare, por për luftë për pushtet dhe interesa ekonomike, raporton Reuters, përcjell Express.

“Fjala që shpesh po përsëritet është jo siguria, por fjala e vërtetë është luftë,” tha ai.

“Le ta pranojmë. Bota është në një gjendje lufte,” shtoi ai.

Ai tha se sulmet mund të shihen si një botë tjetër, duke e përmendur në mënyrë specifike Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

“Tani ekziston vetëm një luftë. Mbase nuk është organike, por është e organizuar dhe është luftë,” tha ai.

“Nuk duhet të frikohemi ta themi të vërtetën. Bota është në luftë sepse e ka humbur paqen,” përfundoi ai