Të shtënat në Malmo, nuk kanë të bëjnë me akt terrorist

Bota July 26, 2016 - 23:22
Policia e Malmos tha se të shtënat që ndodhën rreth orës 16:00 në një qendër tregtare lokale nuk ka të bëjë me dhunën e islamistëve, e cila ishte e pranishme shumë kohën fundit në Evropë.

Viktima u plagos në këmbë dhe u dërgua në spital, por policia nuk ka identifikuar ende ndonjë të dyshuar për sulmin apo edhe motivet e sulmit, ende nuk ka të arrestuar, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Policia gjithashtu, njoftoi se hetimi është në vazhdim dhe policia është duke u marrë me deshmitarët okularë. /Lajmi.net/