Gjermania i hap dyert për Ballkanin Perëndimor!

Bota July 26, 2016 - 23:08

Koalicioni qeverisës gjerman e ka pranuar propozimin e anëtarit të Bundestagut, Josip Juratoviq që secili qytetar i huaj i cili ka marrëveshje të bazuar në marrëveshje tarifore me ndonjë punëdhënës në Gjermani, mund të fitojë leje pune dhe qëndrim për kohë të pakufizuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, koalicioni qeveritar propozon një kontingjent të kufizuar prej 20.000 leje pune në vit, ka bërë të ditur zyra e Juratoviq.

Juratoviq përpiqet për realizimin legal të së drejtës për qëndrim në Gjermani të popullatës nga Ballkani Perëndimor, të cilët mund të fitojnë leje pune dhe ti ikin rrezikut nga shfrytëzimi dhe dëbimi, thuhet në njoftimin e kabinetit të Juratoviq./Telegrafi/