Identifikohet vrasësi i priftit në Francë

Bota July 26, 2016 - 22:50

Njeri nga sulmuesit, të dyshuar për vrasjen e priftit në një kishë në veri të Francës, ishte në liri me kusht dhe mbante alarmin mbikëqyrës, raporton BBC.

Prokurori Francois Molins ka identifikuar të dyshuarin si Adel Kermiche, 19 vjeçar, i cili ishte arrestuar dy herë gjatë vitit të kaluar për tentim për te arritur në Siri, transmeton Klan Kosova.

LEXO EDHE: 94.000 pacientë kanë bërë kontrolle parandaluese, 173 me rrezik të lartë për sëmundje kardiovaskulare

Kermiche së bashku me një sulmues tjetër kanë hyrë në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray, gjatë meshës së mëngjesit.

Ata kanë prerë fytin e priftit para se të vriteshin nga policia.