Volkswagen tërheq edhe 1 milion vetura, total deri më tani 3,7 milionë

Auto&Tech June 22, 2016 - 22:21

Volkswagen ka marrë aprovimin nga rregullatorët për të rregulluar edhe 1 milion vetura të tjera e pritet që ky numër të rritet, tha shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Matthias Mueller.

Autoritet gjermane për motorë KBA, deri më tani ka aprovuar rregullimet teknike të vetëm 3.7 milionë veturave të prekura nga skandali me emitimin e gazrave, ku përfshihen vetura të VW, Audi, Skoda, dhe Seat, transmeton koha.net.

“Ne presim që aprovimi për rregullimin e veturave të prekura nga emitimi i gazrave të shpejtohet” Muller tha.
Rreth 8.5 milionë vetura të grupit të VW janë të prekura nga skandali me emetimin e gazrave në Europë.

Muller tha se skandali me emetimin e gazrave ka prekur biznesin e VW shumë, dhe prodhuesi i veturave ka ende “rrugë të gjatë për të bërë” për të hetuar krizën e tanishme.

Prodhuesi më i madh i veturave në Europë do të shtojnë filtra të ndryshëm në veturat me motor TSI dhe TSFI me benzinë, duke startuar me Tiguan SUV 1.4 litërsh TSI dhe Audi A5, tha ai.