Risi në Facebook

Auto&Tech May 30, 2016 - 20:49

Facebook po dëshiron që sa më shumë njerëz t’i transmetojnë veprimet e tyre kudo që shkojnë në glob, pasi ka lansuar shërbimin për transmetim live edhe për kompjuterët Windows 10.

Para se të lansohej për kompjuterë dhe tabletë, kjo veçori u lansua fillimisht vetëm për celularë të mençur.

LEXO EDHE: Samsung me celularë që rivalizojnë iPhone 6 (Foto)

Tani, Facebook Live ka arritur zyrtarisht edhe për aplikacionin aktual për Windows 10, transmeton Gazeta Express.

Poseduesit e kompjuterëve dhe tabletëve Windows 10, mund të transmetojnë live video vetëm duke e prekur ikonën e transmetimit live në kutinë e statusit, në të cilën përdoruesit mund të gjejnë funksione të tjera të aplikacionit si emoji dhe shpërndarje të fotografive.

Image