Samsung me celularë që rivalizojnë iPhone 6 (Foto)

Auto&Tech May 29, 2016 - 21:47

Samsung lansoi një celular të ri në Kinë të enjten, i cili do të mund t’i rivalizojë iPhone 6 dhe 6s të Apple.

Pamja e Galaxy C5 dhe C7 i afrohet dizajnit të hollë të Apple, dhe mban disa veçori të ngjashme.

Që të dy, C5 dhe C7 kanë një senzor për shenjat e gishtit, një trup të jashtëm metalik me vrimat e antenave dhe një kamerë të vendosur në qendër, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE: Çmimi i një iPhone 6S në vende të ndryshme të botës

Dhe nëse kjo nuk ju duket diçka e ngjashme me produktet e Apple, Samsung lansoi gjithashtu edhe variante të ndryshme të ngjyrave – duke përfshirë ato të njohurat e Apple, ari dhe rozë.

Galaxy C5 është në shitje për rreth 300 euro, duke përfshirë një hapësirë prej 64GB, përderisa iPhone 6 është rreth 578 euro.

Image
Image