Ngjyrosi blicin e celularit, rezultati mahnitës (Video)

Auto&Tech May 22, 2016 - 22:41

Po jetojmë në epokën e aplikacioneve, por nuk ekziston ende një aplikacion i cili i përmbush të gjitha nevojat tuaja.

Por, me këtë trik ju do ta kuptoni se ka shumë aplikacione të cilat nuk janë krijuar ende.

A keni dëgjuar ndonjëherë për dritën e zezë? Ajo ju mundëson që të shikoni shumë gjëra që me sy nuk mund të shihen.

Kjo për shkak se mikrobet dhe bakteret shkëlqejnë nën dritën e zezë.

LEXO EDHE: Apple do të lansojë dy celularë

Ky trik do t’ju ndihmojë që ta ktheni celularin në një dritë të zezë. Fillojeni me disa shirita ngjitës, një blu dhe një vjollcë.

Së pari vendosni një shirit në blicin e celularit. Merrni lapsin e kaltër dhe ngjyroseni mbulesën e blicit, transmeton Gazeta Express.

Lëreni të thahet dhe vendosni përsëri një tjetër shtresë. Përsëri ngjyroseni me ngjyrë të kaltër, lëreni të thahet dhe vendosni një tjetër shirit dhe në fund ngjyroseni atë me lapsin ngjyrë vjollcë.

Tani e gjitha çfarë duhet të bëni është që të fikni dritën dhe të provoni të merrni pamje të çdo sipërfaqe, për shembull ulësen në tualet. Mos u habitni nga pamjet që mund të kapni!