Apple do të lansojë dy celularë

Auto&Tech May 22, 2016 - 19:50

Raporte të ndryshme dhe spekulime thonë se Apple do të lansojë dy celularë të rinj, iPhone 7 dhe 7 Plus.

Është pothuajse e qartë se celularët e rinj do të duken shumë të ngjashëm me paraardhësit e tyre, iPhone 6S dhe 6S Plus.

Por, Apple do të fokusohet të përmirësojë softuerin dhe harduerin, në vend të estetikës.

LEXO EDHE: Ka një aplikacion që ju tregon në çdo kohë ku e keni të dashurin!

Sipas analistit Chris Chang nga Nomura Securities, një nga përmirësimet që Apple është duke e planifikuar është se celularët do të sjellin stabilizimin optik të imazhit, transmeton Gazeta Express.

Kjo veçori i lejon përdoruesit që të kapin fotografi dhe video në kualitet të lartë, edhe në mjedise me dritë të dobët.

Gjithashtu, Chang thotë se Apple do të sjellë modulin e kamerave të dyfishta në këta celularë, kamera këto që do të prodhohen nga Samsung.

Image