Janus 360, droni për incizime VR-(Foto)

Auto&Tech May 06, 2016 - 12:23

Dëshironi incizime kulmore në 4K rezolucionin dhe të ashtuquajturat “sferike”, të cilat incizojnë tërë rrethinën në 360 shkallë dhe në tre dimensione, atëherë Drone Volt është ajo që ju duhet.

I emërtuar Janus 360, i ka katër helika dhe dy kamera (të epërmen dhe të poshtmen) të vendosur në mbajtëset stabile dhe për të thuhet se është i veçantë, m’u sikur produksioni VR, transmeton “Zëri.info”.
Autonomia nuk është ana e tij më e fortë (gjithsejtë 15 minuta), dhe bazuar në infromacionet zyrtare, nuk ka mundësi të veçanta për navigacion autonom dhe përcjelljen e objekteve që incizohen, që dronët e tjerë të dedikuar për incizim të videove aksion dhe sportive tashmë këtë e ofrojnë.
Çmimi se sa do të kushtojë Janus Drone Volt ende nuk është bërë i ditur./(Zëri)

Image

Image