Teclast P80 4G LTE, kombinim i tablosë dhe telefonit të mençur – (Foto)

Auto&Tech May 05, 2016 - 12:20

Kompania kineze “Teclast” është themeluar para 15 vitesh dhe deri tani numëron më shumë se 80 milionë pajisje të shitura.

Pajisja e tyre, “e lirë dhe e mirë”, Teclast P80 4G LTE është një kombinim i tablosë dhe telefonit të mençur dhe vjen me ekranin e madh 8 inç.
Dimensionet e pajisjes janë 210x122.2x8.9 milimetra, ndërsa peshon 284.2 gramë.
IPS ekrani është me rezolucion HD prej 1280x800 pikselë, ndërsa bateria e ka kapacitetin 4800 mAh.
Punon në sistemin operativ Android 5.1 Lollipop, e ka një vrimë për SIM, dhe mbështet rrjetet 4G LTE, dual-band Wi-Fi 802.11b/g/n (2.4 GHz / 5 GHz), Bluetooth 4.0 dhe GPS, si dhe OTG, transmeton “Zëri.info”.

Posedon 1 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme e cila zgjerohet me microSD kartelën deri në 32 GB, ndërsa tabloja në fjalë punon në procesorin 64-bit, 4-bërthamësh MediaTek MT8735 1.0 GHz (ARM Cortex-A53) dhe grafikën Mali-T720.

Luajtja e videolojërave, shikimi i filmave dhe hulumtimi në internet do të duhet të funksionojë pa problem, ndërsa Teclast P80 4G LTE mund të lidhet më pajisje të ndryshme si me tastierë, mi, shtypës, projektor etj.

Kjo pajisje momenalisht mund të blihet nëpërmjet ueb shitores “lightinthebox.com” dhe kushton vetëm 100 dollarë, që është një çmim i lirë marrë parasysh performancat e tij./(Zëri)

Image
Image