Volkswagen Golf GTI Heartbeat me 400KF - (Video)

Auto&Tech May 05, 2016 - 11:55

Përveç modelit serik, Golf GTI Clubsport S me 310 KF, “Volkswagen” në tubimin e sivjetëm Wörthersee, ku mblidhen “tunner”-ët nga e mbarë bota e prezantoi Golf GTI Heartbeat i cili posedon 400 kuaj fuqi.

Më saktësisht, për këtë krijim janë “fajtor” praktikantët nga “Volkswagen” (mosha nga 20 deri 26 vjet), dhe edhe pse informacionet thonë se posedon 400 KF nuk është precizuar se çfarë motori gjendet nën haubë. Thuhet se si bazë ka shërbyer Golf GTI Performance, kështu që kjo makinë do të duhet të ketë motorin e tij, 2.0 TSI turbo me katër cilindra, transmeton “Zëri.info”.

Që, Golf GTI Heartbeat të bëhet në nder të 40-vjetorit të Golf GTI, i tërë projekti zgjati rreth nëntë muaj.

Përveç motorit të fuqishëm, Golf GTI Heartbeat fitoi edhe eksterierin dyngjyrësh (reflex silver metalik dhe dark grey folinë), “tornado red” detajet (të njëjtit gjenden edhe në enterier edhe pse nga kjo makinë janë larguar ulëset e pasme), “aero body kit” në versionin “high-gloss black”, kompleti i rrotave BBS 20-inç, bagazhi i modifikuar me audio sistemin prej 1360 vat dhe shtatë zmadhuese, LED ndriçimi dhe gjëra të tjera./(Zëri)

Image
Image
Image
Image