Rreth 100 milionë emaila të Yahoo, Gmail dhe Hotmail kanë rënë në duar të hakerëve

Auto&Tech May 04, 2016 - 23:12

Dhjetëra miliona emaila, llogari dhe fjalëkalime të Gmail, Hotmail dhe Yahoo se janë hakuar së fundmi dhe detajet e tyre po tregtohen në internet, thuhet sipas një eksperti të sigurisë.

Të dhënat nga rreth 97 milionë llogari janë vjedhur si pjesë e një sulmi të madh kibernetik që mendohet se ka ndikuar rreth 272.3 milionë përdorues në mbarë botën, ka thënë Alex Holden, themelues dhe shefi i informacionit në kompaninë Hold Security.

Mendohet se kredencialet e mbi 40 milionë emailave të Yahoo Mail, 33 milionë emailave të Hotmail dhe 24 milionë emailave të Gmail janë hakuar, nga sulmi që është cilësuar si më i madhi ndonjëherë.

Të dhënat nga këto emaila besohet se po shiten në Rusi, për pak para. Microsoft e ka pranuar se emailat e saj janë hakuar, ndërkaq Google dhe Yahoo kanë refuzuar të përgjigjen rreth këtij sulmi.