Më nuk do të keni problem me bateritë e telefonave

Auto&Tech April 27, 2016 - 22:39

Bateritë e telefonave janë diçka me të cilat përballemi çdo ditë.

Shpeshherë gjatë përdorimit të tyre, bëhemi edhe nervoz, pasi që ato harxhohen shpejtë, duke na lënë telefonin në gjendje të papërdorshme.

Kompania Samsung dhe MIT kanë gjetur zgjidhjen për krijimin e disa baterive, të cilat do të jenë më të qëndrueshme.

Bateritë që njohim zakonisht përdorin ‘lëngje’ të cilat bartin elektricitet, por zëvendësimi i këtij materiali me një tjetër më të fortë rritë jetëgjatësinë e baterisë. Dhe pikërisht një gjë të tillë, do të bëjnë këto dy kompani.

Duke ndryshuar materialin e likuidit me një më të fortë, atëherë bateria do të zgjasë për vite të tëra.

Përdoruesit e këtyre kompanive e kanë mirëpritur këtë lajm, meqë bateritë e tanishme të telefonave janë të dobëta, dhe duhet ndërruar shpesh./KosovaPress/