Fshini këtë aplikacion, do të zgjasni jetën e baterisë

Auto&Tech February 09, 2016 - 18:17

Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të ruajtur të paktën 20 përqind të baterisë të telefonave inteligjentë. Zgjidhja është heqja e aplikacionit të Facebook.

Dhe ju nuk keni nevojë që të mos përdorni më këtë rrjet social. Krejt qa ju duhet të bëni, është që ta përdorni atë nga shfletuesi që e keni të instaluar, në vend se ta përdorni atë nga aplikacioni i tij.

Vitin e kaluar, njerëzit janë ankuar se aplikacioni i Facebook në smartfonët me Android ka ndenjur aktiv edhe kur nuk ka qenë duke u përdorur, ndërsa u dëshmua se në shumë modele të smartfonëve, aplikacioni harxhonte mbi 20% të baterisë, për çdo ditë.