Top 5 jahtet që kanë ujëvarë

Auto&Tech February 08, 2016 - 18:46

Gjërat luksoze dhe ekstravagante shpesh shkojnë dorë për dore. I tillë është rasti me milionerët që duan jahte të shtrenjta. “Jacuzzi” është tejkaluar, por hapi i ardhshëm janë ujëvarat në jahte. Këtu janë pesë më të mirat në këtë kategori.

 

5. Suerte - Tankoa Yachts

Image

Jahti me gjatësi 69.3 metra ka një saunë, një bar të hapur, pishinë dhe gjëra të ngjashme, por mrekullia e projektimit nga Francesca Paskovsko qëndron jashtë me një ujëvarë me rënien e ujit që përfundon në një pishinë të rreshtuar me pllaka, “Bisazza”.

4. Tropical Island Paradise

Image

Ky jaht është quajtur nga shumëkush si ishulli lundrues, por duke pasur parasysh se është një model koncept i kompanisë “Yacht Island Design”, është shumë herët për të dhënë vlerësimin e duhur. Do të shohim se si do të duket ujëvara në modelin serik.

3. Project Kometa - Heesen Yachts

Image

Pasi ujëvara në një jaht nuk është aspak e lirë, është e dobishme për të gjetur mënyra të tjera për të përdorur atë, përveç efektit estetik. Në këtë jaht shtatëdhjetë metra të gjatë ujëvara mund të shërbej si një ekran filmi apo si një lloj mburoje.

2. Alfa Nero

Image

Jahti holandez është i vetmi në top-5, që në fakt nuk ka ujëvarë, por pishinë gjigande që përmban detaje të qelqit dhe që pasagjerëve i jep përshtypjen sikur shikojnë në një ujëvarë.

1. Quite Essential - Heesen Yachts

Image

Jahti më i vogël në listë (55 metra i gjatë) njëkohësisht është edhe më i miri. Kompania “Heesen” qëndron pas këtij krijimi që ka një ujëvarë e cila mbush pishinën në kuvertën kryesore./Zëri