Ora që së pari kontrollon venat pastaj fillon të punojë!

Auto&Tech February 08, 2016 - 15:08

“Samsung” është momentalisht kompania me më së shumti patenta në fushën e pajisjeve të ashtuquajtura bartëse. Patenta e tyre më e re ka të të bëjë me sistemin e implementuar në orën e mençur e cila fillon punën pas skanimit që i bëhet dorës suaj dhe vërtetimit se venat që e bartin janë tuajat. 

Sistemi i cili është përshkruar në patentë është shumë i ngjashëm me atë që deri më tani e kemi parë në sensorët e gjurmëve të gishtërinjve, transmeton “Zëri.info”.

Sensori në fjalë përcjellë vazhdimisht fotografinë e strukturës së venave dhe secilën herë që e kryen këtë veprim krahason fotografitë ndërmjet vete dhe në këtë mënyrë e përcakton  se këtë orë a e mban apo tenton ta mbajë, personi i autorizuar apo i paautorizuar. 

Kjo teknologji pritet që në të ardhmen të mos përfshihet vetëm në pajisjet bartëse (si orët) por do të jetë e pranishme edhe në fusha tjera, si me rastin e hapjes së bravave të mençura, automobilave, dhomat e hoteleve, apo me rastin e pagesës nëpërmjet kartelave të ndryshme./(Zëri)

Image

Image