Apple ju blen iPhone-n e thyer

Auto&Tech February 06, 2016 - 19:43
Apple do të pranojë iPhone me ekranë të thyer, kamera, butona të prishur duke nisur nga java e ardhshme, sipas Mark Gurman, i 9to5Mac.

Në vlerë tregëtia do të jetë për pajisje të thyer, 50 dollarë për iPhone 5S, 200 dollarë iPhone 6 dhe 250 dollarë për iPhone 6 plus. 

Nëse pajisja juaj ka një memorie më të madhe, atëherë do të kushtojë më shumë, shkruan revista “Forbes”.

Vlera e iPhone të thyer pritet të jetë sa një e treta, apo gjysma e vlerës së pajisjes në kushte të mira. Për shembull, nëse shet një iPhone 6, në kushte të mira, do të merrni 300 dollarë. Shitja e iPhone të prishur mund të inkurajojë konsumatorët të marrin një pajisje të re, se sa të paguajën për riparimin e ekranit, që kushton më pak në disa raste.

Sipas burimeve të Gurman, shitësit me pakicë të Apple, mund të marrin miratimin e instalimit të një mbrojtëse ekrani për iPhone. Apple nuk shet ekrane të saj mbrojtës, por shitësit me pakicë mund të instalojë një të tillë, nëse ti e ble nga Apple store. Programi i mbrojtjes së ekranit do të nisë “në javët e ardhshme”.

Apple ka krijuar partneritet me të paktën një kompani të prodhimit të ekraneve mbrojtes, dedikuar vetëm për dyqanet e saj. Mendohet se kjo kompani të jetë Belkin. Në të shkuarën, shitës me pakicë të Apple nuk ishin të autorizuar të instalonin një mbrojtës ekrani në iPhone e një klienti, pikërisht në rast se diçka nuk shkonte.