Black Friday fillon të aplikohet edhe në Kosovë?

Auto&Tech February 05, 2016 - 12:05

Dita më e famshme e shopingut në Amerikë me sa duket po vjen edhe në Kosovë. Të paktën sa i përket produkteve elektronike të konsumit, të cilat gjithsesi se i nevojiten secilës familje.

Black Friday në Amerikë tashmë është harruar, por ofertat që e karakterizojnë këtë ditë edhe më tutje po vijnë me çmime të shkurtuara dhe kjo po ndodhë shpesh edhe tek ne. Në këto oferta blerësit mund të blejnë TV-të më të fundit smart apo me cilësi HD, telefona, makina pë larje të rrobave, enëve, hekurosje të rrobave, e çka jo tjetër.

Tani, edhe tek ne ta zëmë një laptop i ri Lenovo B40 mund të blihet për 129 euro, nëse blerësit shfrytëzojnë oferta të caktuara. 
Në fushatën më të re të njërit ndër importuesve kryesor të pajisjeve elektronike në Kosovë, Gama Electronics çmimet e shumë produkteve janë zbritur ndjeshëm, dhe vlejnë për tri ditë, prej datës 5 deri më 7 shkurt.

Ta zëmë, një LED TV me 32 inç dhe HD Ready këto ditë mund të blihet për vetëm 139 euro, ose një makinë për larjen enëve Midea tani mund të merret me çmime që fillojnë prej 129 euro, dhe në çmim përfshihet edhe garancioni dy vjeçar.

Por në ofertën e Gama’së ka edhe telefona të mençur mobil nga Samsung, përkatësisht modelet si Galaxy Grand Neo, i cili kushton 98 euro, Galaxy Grand Prime Plus (159 euro), apo edhe modele premium sikurse Galaxy S6 Edge që kushton 699 euro.