Në Paris ndalohen për qarkullim makinat e vjetra me naftë

Auto&Tech November 14, 2018 - 09:42
Lexo detajet!

Rajoni i Parisit nga vera e ardhshme do të kufizojë qarkullimin e makinave të vjetra me naftë.

Këtë vendim e morën autoritet rajonale të hënën.

Këshilli i Metropole du Grand Paris tha në një postim në Twitter se kishte votuar për të ndaluar makinat me naftë të regjistruara para datës 31 dhjetor 2000.

Ky vendim përfshin Parisin dhe 79 komuna rreth tij, një rajon me 5.61 milionë banorë, raporton Reuters.

Ndalimi do të përdorë sistemin e ri të Francës “Crit’Air”, i cili identifikon vjetërsinë e makinave dhe nivelin e ndotjes.

Makinat me afishe Crit’Air 5 (diesels 1997-2000) si dhe makina pa etiketë do të ndalohen.

Këshilli planifikon gradualisht të shtrëngojë rregulloret në mënyrë që të lejojë veturat elektrike ose ato me hidrogjen në rrugët e Parisit deri në vitin 2030. /Klankosova