Si të ruani jetëgjatësinë e baterisë tek telefoni apo laptopi

Auto&Tech November 03, 2018 - 18:33
Lexo detajet!

Bateritë nuk zgjasin përgjithmonë. Shumë shpejt ju vini re se bateria tek laptopi apo telefoni inteligjent nuk zgjat si zakonisht. Për të zgjatur sa më shumë jetëgjatësinë e baterisë, duhet të ndiqni këto udhëzime:

1. Përdorni mjetet për kujdesin e baterisë tek laptopi

Prodhuesit e kompjuterëve, si Lenovo apo Sony, shpesh herë ofrojnë mjete për mirëmbajtjen e baterisë, të cilat ndalojnë automatikisht baterinë që të shkarkojë të gjithë energjinë, e cila mund ta shkatërrojë atë shumë shpejt.

2. Mbajini telefonin dhe laptopin në një vend me temperaturë normale

Temperaturat e larta gjithmonë i shkatërrojnë bateritë. Mos i lini laptopin, telefonin ose pajisje të tjera në vende me temperatura të larta; sigurohuni që laptopi nuk është shumë i nxehtë, po ashtu edhe telefoni.

3. Mos e lini telefonin në karikim kur është plot me bateri

Shumë njerëz mendojnë se gjëja e parë që duhet të bëjnë me një telefon të ri është karikimi i tij 100%. Ky është një supozim i gabuar. Mbani mend, bateria funksionon më mirë mes 40% dhe 80%.

4. Mos e lini që bateria e telefonit apo laptopit të bie në zero shumë shpesh

Bateritë moderne të ditëve të sotme nuk duhet të shkojnë në zero dhe të furnizohen sërish me energji që jetëgjatësia e tyre të rritet më shumë. Mundohuni ta mbani baterinë midis 40% dhe 80% shumicën e kohës.

5. Zgjidhni opsionin “Sleep” në vend që ta fikni laptopin, nëse do ta përdorni shumë shpejt

Ta fikësh laptopin dhe ta ndezësh sërish, harxhon më shumë bateri se ta vendosësh në opsion “Sleep”. Ndërsa opsioni “Hibernate” ruan më shumë baterinë se sa opsioni “Sleep”, por merr më shumë kohë që laptopi të fillojë të funksionojë normalisht.

6. Rregulloni dritën e ekranit

Nëse ekranin e telefonit e keni me dritë të fortë, bateria do të zgjasë më pak, prandaj klikoni tek konfigurimet dhe zvogëlojeni dritën në ekran. Ndriçimi i ekranit ndikon edhe tek bateria e laptopit.

7. Përdorni aplikacionet për ruajtjen e baterisë

Kur telefoni nuk ka fare bateri, aplikacionet që ju ndihmojnë të zgjasni baterinë, do të ndihmojnë gjithashtu që telefoni mos të shkatërrohet shumë shpejt.