Sulmohet Facebook, rrezikohen mbi 50 milionë profile

Auto&Tech September 28, 2018 - 20:23
Lexo tjera detaje

Mbi 50 milionë llogari të rrjetit sociale Facebook janë kompromentuar, kanë bërë me dije drejtuesit e kompanisë, teksa bëjnë thirrje se mbi 90 milionë të tjera duhen të ndryshojnë fjalëkalimet për çshtje sigurie.

Cënueshmëria e kodit të Facebook do të thotë se hakerat mund të kyqen në rrjetin social, Facebook që përdorin njerëzit, dhe ti shohin informacionet e tyre private.

Kompania tha se sulmuesit ishin në gjendje të shfrytëzonin një cenueshmëri në një tipar të njohur si “View As” (Shikoni si) për të fituar kontrollin e llogarive të njerëzve.

Shkelja u zbulua të martën, ka bërë me dije Facebook, dhe e ka informuar policinë. Përdoruesit që janë prekur nga sulmi janë detyruar që të rihapin llogaritë këtë të premte.

“Gabimi është rregulluar”, ka bërë me dije kreu i sigurisë së firmës, Guy Rosen.

Sulmin e mbi 50 milion profileve, kompania Facebook e zbuloi të martën që shkoi, dhe se ende nuk dihet kush e ka hakuar Facebook-un.

“Meqë sapo kemi filluar hetimet tona, ende nuk mund të përcaktojmë nëse llogaritë e prekura janë keqpërdorur ose ndonjë,” shkroi Guy Rosen, nënkryetar i menagjimit të rrjetit social, shkruan The Independent.