Auto&Tech

Hennessey synon të arrijë vozitje deri 500 km në orë

Hennessey synon të arrijë vozitje deri 500 km në orë
27 shtator 2018 • 18 : 39

Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Prodhuesi amerikan i veturave supersportive pohon se modeli i tij i ardhshëm Venom F5 ka fuqi të mjaftueshme për të thyer kufirin psikologjik kur bëhet fjala për shpejtësinë.

Hennessey me vite ka bërë kampanja mediale për modelin e ardhshëm sportiv, i cili sipas drejtuesve të kompanisë, do të arrijë në teori shpejtësinë deri në 500 kilometra në orë.

Edhe pse versioni prodhues i modelit Venom F5 ende nuk është kryer, kah fundi i gushti, në Monterej të Kalifornisë u prezantua agregati monstruoz i këtij automobile.

Është një motor 7.6-litërsh binjak turbo V8 i projektuar për të ofruar mbi 1.622 kuaj fuqi, e cila duhet të jetë e mjaftueshme për të përshpejtuar Venom F5 0-300 km/h në më pak se 10 sekonda dhe të arrijë shpejtësinë maksimale 482 km/h.

John Hennessy, drejtor i kompanisë, tha se motori aktual që po teston është rreth 1.540 kuaj fuqi për të qenë në gjendje të japë energji të mjaftueshme për të arritur limitin prej 482 km/h.

Dëshiroj të shoh që Venom F5 të arrijë  500 kilometra në orë”, tha ai.  Gjithashtu, për të arritur një shpejtësi prej 500 km/h, është e nevojshme një shteg adekuat me një drejtim të gjatë dhe të mjaftueshëm për të përshpejtuar dhe për t’u ndalur në mënyrë të sigurt.

Një nga opsionet spekulative është se kompania do t’u kërkojë autoriteteve të mbyllin përkohësisht disa nga pjesët e drejtpërdrejta dhe të drejta të autostradës në Nevada ose në Teksas për qëllime testimi.

Nëse prodhuesi amerikan do të ketë sukses në qëllimin e tij, do ta dihet vitin e ardhshëm, kur planifikohet testimi i parë i Venom F5.

© zëri.info