SpaceX zbulon turistin që do të shkojë në Hënë

Auto&Tech September 18, 2018 - 19:26
Lexo tjera detaje

SpaceX, kompani e transportit hapësinor, e udhëhequr nga sipërmarrësi Elon Musk, zbuloi udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth Hënës.

Miliarderi japonez dhe manjati i modës online, Yusaku Maezawa, 42 vjeç, tha: “Unë shkoj në Hënë”.

Misioni është planifikuar për vitin 2023 dhe do të jetë udhëtimi i parë i njeriut rreth Hënës që nga viti 1972. 

Por, ai mbështetet në një raketë që nuk është ndërtuar ende dhe Musk paralajmëroi se “nuk është ende 100% e sigurt se mund të bëhet fluturimi”.

Njoftimi u bë nga selia qendrore e SpaceX në Kaliforni. Vetëm 24 njerëz kanë vizituar Hënën – të gjithë amerikanë; 12 prej tyre kanë zbarkuar atje. /Shqip

Image