Kjo është mënyra për ta bërë baterinë e telefonit tuaj të zgjasë

Auto&Tech September 04, 2018 - 21:27
Lexo detajet

Edhe pse telefonat celularë janë përmirësuar ndjeshëm në shumë aspekte, bateria e tyre nuk ka fuqinë e dikurshme.

Ditët kur njerëzit prisni që bateria e celularit të tyre të zgjaste një ditë të tërë kanë kaluar, pasi në ditët e sotme ne i përdorim ato shumë më shumë se normalisht. Por ekzistojnë disa mënyra që mund ta bëjnë telefonin tuaj të rrijë i ndezur për një kohë më të gjatë.

Sipas Stuff, njerëzit duhet të mbajnë nivelin e baterisë mbi 50 për  qind, të kenë më shumë se një karikues dhe të rregullojnë parametrat e telefonit.

Normalisht, njerëzve iu thuhet që para se të karikojnë telefonin e tyre duhet ta lënë që bateria të bjerë plotësisht, por faqja e internetit Stuff thotë se kjo mënyrë nuk është e duhura.

Një nga këshillat kryesore është që telefoni të karikohet nga pak, por rregullisht, në mënyrë që bateria të zgjasë sa më shumë. Rekomandohet gjithashtu që njerëzit të investojnë në blerjen e disa karikuesve.

Çdo përdorues duhet të ketë një karikues për në shtëpi, një për vendin e punës dhe një për ta mbajtur në makinë.