Australia ndalon kompaninë "Huawei"

Auto&Tech August 23, 2018 - 13:40
Lexo për më shumë detaje

 

Kompania e telefonave të mençur kinez “Huawei” ka pohuar se qeveria australiane e ka ndaluar përdorimin e  teknologjisë 5G brenda vendit, përcjell”Zeri.info”.

Besohet se për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare është bërë ky veprim, ku kompania në rrjetin tyre social ”Twitter” ka thënë se “ky është një rezultat zhgënjyes për konsumatorët”, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

Shpejtiësia e internetit si dhe shkarkimi i të dhënave premtohet me anë të 5G e cila është faza e ardhshme e lidhjeve të internetit me internet.

SHBA po ashtu kishte ndaluar kontrata nga Huawei për shkak të frikës nga spiunazhit, ku ka pasur një aktivitet shumë të kufizuar, sipas ligjit kinez kompanitë duhet të bashkëpunojnë me shërbimet e inteligjencës, prandaj Australia është mobilizuar nga pasijet e prodhuar nga firmat e tilla si “Huawei”/ZERI/.