Kur njeriu vdes, çfarë ndodhë me llogaritë e tij në rrjetet sociale?

Auto&Tech August 18, 2018 - 13:54
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

A keni menduar ndonjëherë çfarë do të ndodhë me rrjetet tuaja sociale nëse krejt papritur ndaheni nga jeta? 

Në epokën që jetojmë, përveç të tjera në një rast të tillë duhet padyshim të mendohet edhe kjo. 

Sipas The Telegraph, vetëm 13% e njerëzve kanë përgatitur një plan në lidhje me llogaritë e tyre sociale në rast vdekjeje.

Edhe vetë platformat e mediave sociale kanë menduar për politika të veçanta në rast se përdoruesi ndahet nga jeta.

“Ende ka shumë për të bërë. Një nga problemet kryesore të planifikimit të vdekjesdixhitale është se çdo platformë është e ndryshme dhe secila kërkon një mënyrë të veçantë për ta varrosur atë."- janë shprehur ekspertët.

Përdoruesit e Facebook-ut përshembull mund të emërojnë një kontakt ligjor që mund të ketë akses në llogarinë e tij pas vdekjes. Është ky i fundit ai që do të vendosë çdo të ndodhë me llogarinë. Nëse përdoruesi nuk ka zgjedhur këtë politikë, Facebook-u automatikisht e kthen në përkujtimore profilin e tij sapo mëson lajmin e vdekjes. /Albeu